Trajneri i kombëtares së Holandës, Ronald Koeman, ka folur përpara ndeshjes gjysmëfinale kundër Anglisë që do të luhet sonte.
Koeman tha se nuk sheh ndonjë dallim të madh mes të dy kombëtareve dhe se gjasat janë 50-50 për fitore.
“Ne e dimë se nuk ka ndonjë dallim të madh mes dy kombeve. Është me të vërtetë 50-50 për mendimin tim. Ne e dimë se duhet të bëjmë lojën perfekte për të fituar”.
“Ne jemi të përgatitur për të dyja mënyrat [formacionin e Anglisë] për të konkurruar kundër tyre dhe e dimë se ata kanë shumë cilësi individuale. Të dyja skuadrat janë vërtetë të forta dhe do të jetë një luftë e mirë”, tha Koeman, shkruan BBC.
Trajneri holandez foli edhe për cilësitë e homologut të tij anglez, Gareth Southgate, për të cilin tha se është trajner me përvojë, teksa për sa i përket tifozëve, Koeman tha se është mirë për kombëtaren që ta dinë se kanë mbështetje të madhe.
“Është mirë të dimë se kemi një mbështetje të madhe nga vendi ynë”, tha ai.