Ronald Koeman e ka kritikuar stilin e lojës së Barcelonës.
Trajneri holandez thotë se futbolli ka ndryshuar, ndërsa gjiganti katalunas ende po jeton me të kaluarën duke u munduar ta praktikojë “tiki-takan” e famshme.
Sipas tij, për t’ju rikthyer sukseseve, Barça duhet të ndryshojë në stil të lojës
“Si trajner, unë e favorizoj dominimin e lojës. Mirëpo, Barça jeton me të kaluarën, me tiki-taka. Futbolli tash është më i shpejt dhe më teknik. Futbolli ka ndryshuar”, deklaroi legjenda holandeze në një intervistë tek “Vaques sagrades”.
Ai e pranon se nuk e ka pritur aspak mirë mënyrën e shkarkimit që ia kishte bërë Barça.
Ndërkohë, foli edhe për Robert Lewandowskin, duke shprehur dyshime nëse Barcelona do t’i paguajë 60 milionë euro për një lojtar që i ka kaluar të 30-tat.