0.7 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

Koeficienti përbuzës, Murati: E kemi llogaritur në detaje, nuk ka paushallitet

- Advertisement -
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se vlera e koeficientit është përllogaritur me detaje.

“Çka ka qenë e radhës që kjo të përpjesëtohet me buxhetin e alokuar për pagat në mënyrë që të nxirret vlera për një koeficient, është vlerë e llogaritur dhe nuk ka as hamendësim as paushallitet. Ata që flasin për shifra 120 herë 125 e 139 e 132 ata flasin për shifra paushallë pa e ditë për ndikimin buxhetor”, ka thënë ai.

Murati ka dhënë detaje për llogaritjet e Qeverisë së Kosovës për ta vendosur vlerën e koeficientit 105 euro.

“Bëhet fjalë për përcaktimin e vlerës së koeficientit që i ngërthen dy ligje ligjin e buxhetit dhe ligjin e pagave. Ligji i Pagave ka kaluar që dy muaj, aty janë përcaktu nivelet për secilin pozitë sa është niveli i koeficienteve për secilën pozitë, dikuj i është caktuar 5 dikuj 6 e kështu me radhë”, ka thënë ai.

“Çka na ka mbetur neve është që të marrin nga të gjitha organizatat buxhetore këtë e ka bërë MPB, ka kërku klasifikimin e të gjitha pozitave, qoftë komunat qoftë ministritë kanë dorëzu listat për të tregu sa persona kanë funksion me koeficiente ta zëmë 6 a po 7 e kështu”, ka vijuar Murati.

Tutje ai bëri të ditur se janë grumbulluar listat nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Janë grumbullu të gjitha listat nga MPB dhe neve si MF na është dorëzu tërësia e koeficienteve. Tërësia është 480 mijë në gjithë Administratën Publike. Mesatarja i bjen te 6”, ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit