14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kodra nga Shoqata e Pacientëve i reagon Sveçlës: Marrëveshja për trajtimin e zyrtarëve policorë në spitale është e kundërligjshme

- Advertisement -

Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, ka thënë se çdo qytetar ka të drejtë të qasjes së barabartë në shërbime shëndetësore pa asnjë lloj diskriminimi.

Këtë reagim ai e ka bërë pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se është arritur marrëveshje mes Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) dhe Policisë së Kosovës, për “mbështetje të kualifikuar për kontrollet shëndetësore” të zyrtarëve policorë.

E një marrëveshje e tillë sipas Kodrës është e kundërligjshme.

“Me pas dashtë veç pak ma shumë këtë shtet (ju ose paraardhësit e juaj), e kishit rregullu shëndetësinë për të gjithë qytetarët e nuk do të kishim nevojë fare për këso marrëveshjesh. Punë për Avokatin e Popullit…”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit