-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Kodi i harruar i kryeministrit, disa deputetë të VV-së janë kundër

- Advertisement -

Pavarësisht dështimit të miratimit të projektligjit për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të angazhohet personalisht për të formuar një shumicë parlamentare që të mbështesë këtë nismë.

Ky angazhim u shpreh në një fjalim të mbajtur në Berlin, gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Partia Socialdemokrate gjermane.

Kur ky projektligj u soll në Kuvend kohë më parë nuk gjeti miratim nga disa deputetë të “Lëvizjës Vetëvendosje”.

Se a do ta votonin këtë ligj nëse vjen sërish në sesionin e ri vjeshtor të Kuvendit, janë deklaruar deputetë nga pozita e opozita të cilët kanë shprehur qëndrimet e tyre.

Ajo ka deklaruar se nuk është e sigurt nëse ky projektligj ka pësuar ndryshime.

“Nuk e di se a ka pësuar ndryshime ky projektligj, ende nuk kam vendosur për votën e këtij projektligjit”, u shpreh Tishukaj-Sadiku

Në lidhje me votimin e Kodit Civil, është deklaruar edhe Burim Karameta, i cili ka thënë se përgjigja mbetet e njejtë me herën e kaluar, pra ai kundërshton votimin e Kodit Civil.

“Përgjigja për votimin e Kodit Civil mbetet e njejtë”, deklaroi Karameta.

Për Front Online lidhur me Kodin Civil është deklaruar edhe deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Alban Bajrami I cili tha se tema në fjalë është e harxhuar.

“Nuk kam përgjigje,tema për votimin e Kodit Civil është e hargjuar”, tha Bajrami.

Në lidhje me votimin e Kodit Civil janë deklaruar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ku deputeti Pal Lekaj ka folur në emër të këtij subjekti duke deklaruar se AAK-ja nuk do ta votojë Kodin Civil.

“AAK nuk do ta votojë Kodin Civil”, tha Lekaj .

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit