-0.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Koci thotë se përgjegjësia e dështimit të faqes së KQZ-së i bie shtetit

- Advertisement -

Përfaqësuesi ligjor i kompanisë CACTTUS, Arianit Koci, ka thënë se kjo kompani është kontraktuar nga OSBE-ja për ta zhvilluar Aplikacionin Softuerik për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Koci tha se ky aplikacion është i vendosur në infrastrukturën qeveritare e cila menaxhohet nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, teksa shtoi se CACTTUS-i, nuk e ka zhvilluar uebfaqen e KQZ-së.

“CACTTUS sh.a. nuk e ka zhvilluar webfaqen e KQZ, nuk është përgjegjëse për hostimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen nga sulmet eventuale kibernetike të saj”.

“Për çështjet që lidhen me sigurinë e infrastrukturës harduerike, sigurinë dhe mbrojtjen e infrastrukturës komunikuese elektronike dhe të të dhënave, dhe luftimin e krimit elektronik (cyber crime), si dhe funksionimin e webfaqes apo aplikacioneve të tjera softuerike brenda infrastrukturës qeveritare, përgjegjësia i takon ASHI, sipas LIGJIT Nr. 04/L-145 PËR ORGANET QEVERITARE PËR SHOQËRINË E INFORMACIONIT”, tha Koci.

Që nga dita e zgjedhjeve, uebfaqja e KQZ-së ka hasur në probleme të mëdha, ku pas përfundimit të zgjedhjeve, për orë të tëra ka qenë e pamundur që të shikohen rezultatet preliminare të partive politike.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit