6.6 C
New York
Friday, February 28, 2025

Buy now

Koci si avokat i Nikçit shpreh shqetësim për ndalimin e tij dhe mënyrën e trajtimit të çështjes

- Advertisement -

Avokati Arianit Koci, përmes një deklarate për media ka shprehur shqetësimin me ndalimin e Kryeinspektorit Hekuran Nikçi i cili sot u ndalua për 48 orë.

“Ky ndalim është i panevojshëm dhe i pabazuar.

Z. Nikçi po hetohet pa prova konkrete për përgjegjësinë e tij penale, ndërsa mënyra se si po zhvillohet ky proces nuk i ngjan një hetimi të drejtë dhe ligjor.” – ka shkuraur Koci.

Postimi i plotë:

Deklaratë për Media

Si avokat i z. Hekuran Nikçi, shpreh shqetësimin tim për ndalimin e tij dhe mënyrën e trajtimit të kësaj çështjeje.

Ky ndalim është i panevojshëm dhe i pabazuar.

Z. Nikçi po hetohet pa prova konkrete për përgjegjësinë e tij penale, ndërsa mënyra se si po zhvillohet ky proces nuk i ngjan një hetimi të drejtë dhe ligjor.

Për më tepër, kjo është çështje e interpretimit juridik të veprimeve ligjore të palëve në një kontest administrativ.

Drejtësia duhet të mbetet e pavarur dhe e paanshme, pa u ndikuar nga faktorë politikë apo interesa të tjera.

Do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur të drejtat e z. Nikçi dhe për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent.

Arianit Koci

Avokat i Hekuran Nikçit

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit