16 C
New York
Sunday, June 15, 2025

Buy now

Koci sërish proteston para Kuvendit: Ju lus, bojkotoni deputetët

- Advertisement -

vokati Arianit Koci ka paralajmëruar se edhe sot do të protestojë para Kuvendit të Kosovës.

Ai, përmes një postimi në Facebook, u bëri lutje qytetarëve që të bojkotojnë deputetët e zgjedhur.

“E dimë paraprakisht: as sot, për të 32-tën herë, deputetët nuk do të merren vesh. Një tjetër ditë e humbur. Një tjetër dëshmi se shteti po shpërbëhet – jo prej ndonjë lufte, por prej inatit dhe papërgjegjësisë. Pa Parlament s’ka ligje, pa ligje s’ka rend, s’ka shtet. Ka vetëm zvarritje, kaos dhe heshtje. Qeveria është në detyrë, por pa kontroll. Vendimet mungojnë, llogaridhënia nuk ekziston, institucionet janë të ngrira – vendi i bllokuar. E gjithë kjo, sepse ata – thjesht – mund të sillen kështu. Po sillen kështu me neve, sepse ne po i lejojmë. Po munden. Po na manipulojnë. Dhe ne po heshtim. Nuk ka më justifikime. Është koha të jemi më aktivë, më të vetëdijshëm, më të zëshëm. Sepse nëse nuk e marrim ne situatën në dorë, ata nuk do të bëjnë asgjë për ta zgjidhur”.

“Sot, së paku – një hap simbolik: t’i përcjellim me emër e mbiemër. Të dimë qartë: a janë në seancë, apo në ndonjë resort pushimi? T’ua prishim këtë të diel, sepse ata po na e prishin jetën. Na kanë uzurpuar të ardhmen. Unë ndërkohë – po përgatitem. Sepse do të vijë protesta e madhe. Në takimin e 50-të të deputetëve – do të jem aty. Atëherë, askush nuk do të mund të fshihet më. As pas dyerve të Kuvendit, as pas fjalëve boshe që s’thonë asgjë. Sepse mjaft kemi pritur. Mjaft kemi heshtur. Tani – është koha për veprim. Për ndëshkim moral. Për përgjegjësi politike. Deri atëherë, deri në herën e 50-të, le të ekspozohen në marre, në dështim, në heshtje, në ikje nga përgjegjësia”, ka shkruar Koci.

“Prandaj, nëse doni me i ndalë, filloni prej vetes: ju lus – bojkotoni deputetët. Mos i dëgjoni. Mos i trajtoni si përfaqësues. Trajtoni si pazargjinj të vegjël, me madate të mëdha. Sepse derisa nuk e formojnë Parlamentin – nuk përfaqësojnë askënd. As ju. As mua. As Kosovën. Heshtja e jonë – fuqia e tyre”.

Ndër të tjera, avokati thotë se kjo situatë i konvenon vetëm një grupi: ‘armiqve tanë’.

Të ngjashme

Të fundit