35.1 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Koci: Qeveria Kurti e ka shumë vështirë që të sigurojë njohje të reja

- Advertisement -

Njohësi i zhvillimeve politike, Melazim Koci ka thënë se Qeveria Kurti e ka shumë vështire të sigurojë njohje të reja për Kosovën.

Kjo pasi sipas tij, vendet që janë aleatë me Kosovën dhe SHBA-në e kanë bërë kohë më parë, ndërsa tani është shumë vështirë që të depërtohet në vendet që kanë aleatë Serbinë.

“Kjo Qeveri e ka pasur më vështirë në aspektin e njohjeve, sepse ato vende që kanë pasur prirje pro Kosovës, ato e kanë njohur Kosovën më herët, sepse ne jemi 15 vite nga shpallja e Pavarësisë. Pra, ato vende që kanë pasur prirje pro Kosovës, që kanë qenë të afërta me SHBA-në me Bllokun Perëndimore,  ato e kanë bërë njohjen para 10-15 vitesh. Kjo Qeveri në kuptimin e sigurimit të njohjeve të reja, e ka pasur dhe e ka shumë më vështirë, sepse vështirë depërtohet në vendet që janë aleatë me Kinën dhe Rusinë. Unë i mirëkuptojë në këtë aspekt…”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

Koci më tej, ka thënë se për të depërtuar në këtë aspekt duhet ndryshime rrënjësore.

“Për të bërë depërtim në këtë aspekt duhet ndryshime rrënjësore, duhet njohje ndërkombëtare, duhet anëtarësim në Kombe të Bashkuara, anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kjo pastaj do të haptë mundësinë e njohjeve të reja në plan global”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

Të fundit