22.4 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Koci pret numër të madh të shqiptarëve në protestën e 14 shtatorit në Hagë

- Advertisement -

Fatmir Koci, organizator i protestës në Hagë kundër Gjykatës Speciale, ka thënë se deri tani çdo gjë u ka shkuar mirë me organizimet për tubimin e 14 shtatorit.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai ka pohuar se kanë synim që kjo protestë të mbahet mend çdo herë tek të gjithë shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare kundër Gjykatës Speciale të Hagës për gjykimin që po bën ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Jemi në ditët e fundit të organizimit, çdo gjë ka shkuar sipas pritjeve tona, jemi lodhur ca, por ia ka vlejtur sepse interesimi është shumë i madh si në Kosovë, diasporë dhe në trojet shqiptare. Do të jetë një protestë që do të mbahet në mend si protesta e 14 shtatorit.”

“Ftesës dhe thirrjes tonë i janë përgjigjur shumë persona pozitivisht, kemi interesim të madh si nga diaspora, si nga Kosova dhe trojet shqiptare dhe jemi munduar që t’iu përgjigjemi kërkesave të të gjithëve, që organizimi të jetë sa më i mirë, ku ka organizim me autobusë dhe me makina gjithandej që secili të jetë i orientuar,” ka thënë Koci.

Koci ka shtuar se numri i protestuesve do të jetë shumë i madh dhe do të jetë një tubim paqësor i tyre, por me mesazh të qartë dhe të fuqishëm.

“Protesta do të mbahet në një park shumë të madh, aty ku e kemi marrë lejen, do të ketë fjalime, por do të jenë shumë të shkurtra, janë tri ose katër, ende nuk kemi vendosur. Mesazhet do të jenë shumë të qarta, drejtuar Gjykatës Speciale dhe drejtuar botës, ku ne si shoqata të dala nga lufta, si popull shqiptar, do t’i themi mjaft padrejtësisë në emër të drejtësisë, sepse aty nuk po gjykohen emrat e përveçëm, aty po gjykohet vetë shtetësia e Kosovës dhe lufta që kemi bërë për liri”, tha Koci.

Të ngjashme

Të fundit