17.1 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

 Koci pas dënimit të vrasësit të Besar Nimanit: Në Gjermani gjykimi u krye brenda vitit, në Kosovë lëndët presin me vite

- Advertisement -

Epilogu i shpejtë gjyqësor në Gjermani për rastin e vrasjes së boksierit, Besar Nimani, i shërbeu si shkas avokatit Arianit Koci për tërheqje të paraleles me gjykimet në Kosovë.

Ai vuri në dukje se në Gjermani procesi gjyqësor u krye brenda një viti, ndërsa në Kosovë lëndët presin me vite.

Postimi:

Në Gjermani, boksieri kosovar Besar Nimani u vra më 9 mars 2024.

Më 8 prill 2025 – pra, brenda një viti – u përmbyll i gjithë procesi: u hetua rasti, u ngrit aktakuza, u mbajt gjykimi dhe u dënua vrasësi me burgim të përjetshëm.

Ka drejtësi. Ka efikasitet. Ka shtet.

Seanca e parë zhvillohet përafërsisht për 2-6 javë.

Procesi nuk zvarritet.

Dëshmitarët nuk mungojnë sepse sillen me polici.

Mbrojtësi nuk mungon, caktohet menjëherë.

Vendimi jepet për 6 muaj.

Apeli shqyrtohet për 3 muaj.

Nëse ndonjë gjykatës e zvarrit qëllimisht procesin, largohet nga detyra.

Kthehemi në Kosovë.

Lëndët presin me vite.

Dosjet humbin.

Seancat shtyhen për arsye qesharake.

Askush nuk përgjigjet. Askush nuk ndëshkohet.

Dhe po përhapet një e keqe tjetër.

Po flitet për ndërmjetës.

Një sistem paralel që i paraprin drejtësisë.

Një dorë e padukshme që futet në shumë vendime.

Nëse kjo është e vërtetë, drejtësia është veç farsë.

Thuaja askush në Kosovë nuk është i kënaqur me drejtësinë.

As qytetarët. As policia. As prokurorët. As avokatët. As gjyqtarët vetë.

Të kënaqur janë, kryesisht kriminelët.

Dhe kjo tregon diçka.

Tregon që sistemi është i kalbur.

Tregon që njerëzit nuk kanë besim.

Tregon që ka ardhur koha për pastrim.

Sa më shumë që flitet për anomalitë në drejtësi, aq më shumë sistemi pastrohet dhe rregullohet.

Gjërat duhen bërë publike.

Asgjë nuk përmirësohet në heshtje.

Të ngjashme

Të fundit