Avokati Arianit Koci ka folur rreth një ndërhyrjeje brutale siç e quan ai, të Ministrisë së Drejtësisë në rastin e Dardafonit me Telekomin e Kosovës.
Koci thotë se pas një mosmarrëveshje mes këtyre dy palëve, rastin e ka gjykuar Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit me seli në Paris.
Por tek puna e përmbaruesit, Koci thotë se Ministria e Drejtësisë, ka suspenduar dy përmbarues që janë marrë me këtë çështje.
”Unë e kam parë një ndërhyrje brutale të Ministrisë së Drejtësisë te rasti i Dardafon.net. Atu jam befasuar se deri ku ka shkuar guximi për ndërhyrje politike”, u shpreh Koci në Rubikon të Klan Kosovës.
”Duhet të kthehemi në retropresprektivë, Dardafoni ka pasur një mosmarrëveshje me Telekomin e Kosovës, dhe atë mosmarrëveshje e ka zgjedhur një institut prestigjioz, pra Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit me seli në Paris, pra nuk e ka zgjedhur këtu ndonjë gjykatë kosovare”.
”Arbitrazhi ka konstatuar se Telekomi nuk iu është përmbajtur kontratës që ka pasë me Dardafonin”, thotë Koci.
”Vjen puna te përmbarimi, së pari përjashtohet përmbaruesi i parë Jermu Lagja dhe pastaj i suspendon licenca, e pastaj përmbaruesi i dytë, Irfan Kërgjaku i cili është zgjedhur prej vet ministrisë së Drejtësisë, ka marr lëndën në dhjetor të vitit të kaluar, për shkak se ka vepruar sipas ligjit, ministria e Drejtësisë e suspendon edhe atë”.
”Me datë 12 mars 2024 është propozuar inicimi i procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat Irfan Kërgjaku dhe është proceduar në komisionin disiplinor në pajtim me legjislacionin përkatës”.