Ish-deputeti i PDK-së, Gani Koci, ka lavdëruar kandidatin e PDK-së për deputet, Përparim Gruda.
Ai ka bërë me dije se vendosja e tij në listën e PDK-së është nder për Kuvendin dhe një shpresë për përfaqësim të denjë të qytetarëve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka treguar një biografi të shkurtër të kandidatit Përparim Gruda, i cili në listën e PDK-së e mban numrin 29.
“Pjesëmarrja e tij si kandidat për deputet në Listën e Partisë Demokratike të Kosovës është një nder për Kuvendin e Kosovës dhe një shpresë për përfaqësim të denjë të qytetarëve. Përkushtimi i tij ndaj drejtësisë dhe shkencës e bën një zgjedhje të merituar dhe të respektuar. Mbi të gjitha, Përparimi, është njeri i urtë, i menqur, i guximshëm dhe shumë i njerëzishëm”, ka shkruar Koci.