20.9 C
New York
Friday, September 12, 2025

Buy now

Koci: Institucionet holandeze nuk na dhanë leje të protesojmë afër objektit të Gjykatës Speciale në Hagë

- Advertisement -

Organizatori  i protestës në Hagë, Fatmir Koci, ka dhënë detaje sa i përket organizimit të protestes së organizuar nga mërgata kundër Gjykatës Speciale. Koci ka treguar se ka organizim pothuajse nga të gjitha vendet ku ka shqiptar të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në protestë.

‘’Jemi në ditët e fundit të organizimit të protestës në Hagë. Organizimi është shumë në nivel. Interesimi është shumë i madh gjithandej nga Kosova, Shqipëria dhe gjithë diaspora. Besoj shumë që do të jetë një prostestë gjithëpopullore shumë e madhe dhe e qetë ku do ta japim një mesazh  të qartë për datën 14 shtator. Ka organizime prej vendeve të ndryshme. Prej Italisë janë gati pesë autobusa, tre minubusa plus me makina private. Një shqiptar i fshatit Hasit të Shqipërisë ka rezervuar 60 bileta të aeroplanit për personat që dëshirojnë të shkojnë në Hagë. Prej Gjermanisë po ashtu ka organizim me autobusë. Prej Kosovës do të nisen 7 autobus. Intersimi është i jashtëzkonshëm. Do të jetë një numër që do të mbahet mend i pjesëmarrjes në protestë”, tha Koci për RTV21

Koci po ashtu ka bërë të ditur se autoritetet Holandeze nuk i kanë dhënë leje që të mbahet protesta afër objektit të Gjykatës Kushtetuese. Por, bëri të ditur se kanë marrë leje që  protesta të mbahet në një park jo shumë largë objektit të Speciales.

‘’Ne kemi kërkuar leje për protestë afër objektit të Gjykatës, por siç duket edhe shteti Holandez është duke na përcjellë çdo hap të organizimit dhe nuk na ka dhënë leje afër Gjykatës për shkak se është numri shumë i madh. Kemi marrë leje në një park ku do të jet një hapsirë shumë e madhe dhe nuk do të jetë shumë largë Gjykatës. E kemi shfaq në të gjitha mediat sociale se ku do të jetë adresa e saktë”, deklaroi Koci.

Të ngjashme

Të fundit