Avokati Arianit Koci ka bërë me dije se gjendja politike në vend është alarmante.
Ai ka fajësuar edhe popullit për këtë situatë. Sipas tij, qytetarët duhet të protestojnë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se politikanët po e shfrytëzojnë pasivitetin qytetar.
“Gjendja politike është alarmante. Nuk kemi kohë. Pse Gjykata Kushtetuese e vonon kaq shumë arsyetimin? Kujt po i shërben? Në fund, ne kemi faj. Populli. Nuk reagojmë, nuk protestojmë! Veç ankesa në rrjete sociale, prej rehatisë së shtëpisë. E politikanët po e shfrytëzojnë këtë pasivitet qytetar”, ka shkruar Koci