25 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Koci: Amerika dridhet kur George Flyod vdes në duart e Policisë, në Kosovë disa statuse prej shtëpisë

Avokati Arianit Koci ka reaguar për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan.

Ai e ka krahasuar rastin me vdekjen e Geroge Floyd në Amerikë.

Postimi:

Vdes George Floyd – në duart e policisë – krejt Amerika çohet n’këmbë. Protesta, rrëmujë, presion. Shteti dridhet.

Te na, vdes një djalë 27-vjeçar – në duart e policisë. Reagimi? Disa statuse prej shtëpisë.

Në anë tjetër, Kuvendi – dështon me u formu për herë të 43-të. Shteti – në bllokadë. Populli – në gjumë.

E vërteta është e thjeshtë: një popull si ky i yni, nuk e kundërshton autoritetin – edhe kur ai është i padrejtë, ose i rrezikshëm.

Prandaj, nuk po e kuptoj, pse hala po çuditemi që jemi shteti ma i varfër, e ma i paorganizum n’Evropë?!

Tani, a po e kuptoni pse pushtuesit na kanë mbajtë me shekuj nën këmbë?

Se shumë shpesh, s’kemi pasë guxim me u çu, me protestu – as kur duhet, as për atë që duhet.

Të ngjashme

Të fundit