24.3 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

Koci: Albin Kurti e kishte zbut fjalorin, por fjalët pa veprime nuk e ndalin bllokadën

- Advertisement -

Avokati Arianit Koci ka komentuar deklarimin e kryetarit të VV-së, Albin Kurti, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka vlerësuar se Kurti pas takimit e kishte zbutuar fjalorin.

Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se Kurti tani po e promovon frymën e bashkëpunimit dhe të unitetit.

Sipas tij, ky fjalor duhet të përcillet me veprime konkrete.

“Në postimin e fundit, Albin Kurti e kishte zbute fjalorin. Po e promovon frymën e bashkëpunimit dhe të unitetit. “Në javën e fundit të korrikut duhet që ta konstituojmë legjislaturën e nëntë. Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit…” – thotë në mes tjerash. Kjo është për t’u përshëndetur. Aferim! Por, fjalët pa veprime – nuk e ndalin bllokadën. Nëse ka vërtet vullnet për marrëveshje, atëherë ka ardhë koha me u vepru. Tash, derisa të konstituohet Kuvendi, PDK, LDK, AAK dhe Nisma – duhet me e rritë presionin. Kuvendi duhet sa më shpejt me u funksionalizu. Shteti nuk mundet me pritë pafund. Prandaj, nesër pres që së bashku me mua – të gjithë deputetët të protestojnë. Kjo nuk është betejë partiake. Është përgjegjësi ndaj shtetit dhe popullit”, ka shkruar Koci.

Të ngjashme

Të fundit