12.4 C
New York
Thursday, October 9, 2025

Buy now

“Kobra” dënohet me 24 vjet burgim, nuk ishte i pranishëm në shpalljen e aktgjykimit

- Advertisement -

Gjykimi ndaj Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra” dhe për të akuzuarit e tjerë për vrasjen që ka ndodhur në vitin 2023 në klubin e natës “Cobra City” në Prizren, ka marrë epiliogun duke u përmbyllur me aktgjykim në shkallë të parë, raporton Ekonomia Online.

Dibran Hoxha i akuzuar për vrasjen e kuksianit në klubin “Cobra City” është dënuar me 23 vite dënim me burgim kurse për armëmbajtje i njëti është dënuar me 2 vite burgim. Dënim unik për Dibran Hoxhën i njohur me nofkën “Kobra” është përcaktuar dënimi prej 24 vite burgim.

Kurse i akuzuari Roland Susuri për tri vepra penale është dënuar me burgim unik prej 7  vite. Për pjesëmarrje në rrahje 1 vit e 6 muaj burgim, manipulim me prova 4 vite e 6 muaj, kurse armëmbajtje pa leje 1 vit e 6 muaj.

Arben Vezaj për pjesëmarrje në rrahje e ka dënuar me burgim 1 viti.

Burim Mazreku për manipulim me prova është dënuar me 1 vit burg.

dhe Jesmir Badallaj, pjesëmarrje në rrahje, armëmbajtje pa leje dënim unik 2 vite.

Kujtojmë se më 09.09.2025 i akuzuari Dibran Hoxha ka dhënë mbrojtjen

Të ngjashme

Të fundit