0.2 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Koalicioni për Familjen: Presim rezultatet të mira zyrtare

- Advertisement -

Koalicioni për Familje ka thënë që presin rezultate të mira nga zgjedhjet.

“Duke i falënderu secilin për krejt kontributin e dhënë dhe duke qenë mirënjohës çdo herë për gjithë këtë angazhim dhe këtë punë të përbashkët, ne do të presim rezultatet të cilat janë duke u numëruar nga KQZ-ja dhe anëtarët brenda vendvotimeve kudo që kanë votu qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë prijësi i listës, Eman Rrahmani.

“Natyrisht që jemi falënderues për secilën votë e cila është dhënë për Koalicionin për Familje. Ky koalicion për familje ka fillimin e tij tash e më shumë se dy muaj, dhe do të vazhdojë të jetë prezent në skenën politike dhe që presim rezultatet të mira edhe në numërimin nga ana e KQZ-së, mirëpo, çfarëdo qoftë rezultati, vlerësimi nga qytetarët i Republikës së Kosovës është rezultat i punës sonë dhe është rezultati të cilin populli na e ka besu për aq sa ne kemi punu, do të vazhdojmë me punu edhe më shumë”.

“Rezultatet të cilat janë paraqitë prej exit poll-eve nuk mendojmë dhe nuk besojmë që janë rezultate korrekte për asnjërën prej subjekteve politike për shkak që e kaluara ka dëshmuar që ato çdo herë kanë dështuar në saktësinë e tyre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit