Koalicioni për Familjen do të marrë pjesë në zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme parlamentare, ka konfirmuar vetë Rrahmani përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook.
Në mesazhin e tij, Rrahmani tha se mbi 20 mijë vota janë një amanet që duhet çuar në vend dhe se kauza për mbrojtjen e familjes tradicionale shqiptare nuk do të ndalet.
Ai theksoi se Koalicioni është i gatshëm për bashkëpunim parazgjedhor me të gjitha partitë parlamentare që ndajnë të njëjtat parime, duke përfshirë mbrojtjen e familjes tradicionale, zhvillimin ekonomik, shëndetësinë dhe arsim cilësor për brezat e ardhshëm.
“Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri, një rrugëtim i përbashkët për të ardhmen e Kosovës,” shtoi Rrahmani, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë.






