Organizata joqeveritare “Dylberizëm” ka njoftuar për një vendim të PZAP-it.
Më saktë, kjo organizatë ka treguar se PZAP e ka dënuar me 4.500 euro subjektin Koalicioni për Familjen për shkak të gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTQI+.
“Koalicioni për Familje ka marrë gjobën e parë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për përdorimin e gjuhës së urrejtjes kundër dylberave. Pas ankesës së paraqitur nga CEL Kosova dhe Dylberizm kundër Koalicionit për Familje, për shkak të nxitjes dhe përdorimit të gjuhës së urrejtjes kundër dylberave, PZAP të mërkurën i shqiptoi gjobë këtij subjekti politik në lartësi prej 4.500 eurosh. PZAP-ja vlerësoi se sjelljet e Koalicionit bien ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme” – ka shkruar kjo organizatë.