9.4 C
New York
Saturday, October 25, 2025

Buy now

Koalicioni LDK-VV në Vushtrri, Haziri: Tahiri e ka bërë pakoordinim, duhet me qenë pjesë e ekipit

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur në Vushtrri mes degës së LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që parasheh bashkëpunim në balotazhin e 9 nëntorit kundër kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi.

Haziri tha se ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vepruar pa koordinim me qendrën e partisë dhe se ka tejkaluar autorizimet e tij në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes.

“Xhafa e ndërroi xharrën. E ka tejkaluar autorizimin në mbyllje të asaj marrëveshjeje formale. E trajtojmë si rast të izoluar për momentin dhe gjithçka do të sqarohet me kohë, për neve pas 10 nëntorit. Deri më 10 nëntor është kjo që është”, ka deklaruar Haziri në Tëvë1.

Ai shtoi se brenda LDK-së nuk duhet të zhvillohen “beteja të vogla” që dëmtojnë luftën politike të partisë.

“Nuk jam në situatat kur betejën tënde të fituar me ia hup luftën ekipit. Nuk bëhen beteja të vogla për ta humbur luftën. Nuk është hera e parë në LDK, po na përsëritet kjo. Për beteja të vogla po e dëmtojnë luftën politike, madje po e dëmtojnë seriozisht”, u shpreh Haziri.

Ai theksoi se marrëveshja në Vushtrri është bërë pa asnjë koordinim me qendrën e LDK-së, ndërsa ka kërkuar nga Xhafer Tahiri të jetë racional dhe të veprojë si pjesë e ekipit.

“Me dijeninë time e ka bërë pa koordinim. Unë jam munduar ta kuptoj, edhe pa kurrfarë qëllimi me kërkua që Xhafer Tahiri me qenë racional, mos me reagu me inate politike. Duhet me qenë pjesë e ekipit, duhet me ruajt rëndësinë e ekipit”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

Të fundit