Opinionistja Aida Dërguti në “Rubikon” në Klan Kosova tha se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku po frikësohet të marrë masa, duke shtuar se sipas saj, mosreagimi është tolerim.
Rënia e madhe e LDK-së, sipas Dërgutit është rrjedhja e votës në drejtim të Listës Guxo me VV.
“Mendoj që efekti i këtyre lloj koalicioneve është i pakët, ka ripozicionime të elektoratit, ka një lloj përtese të raundit të dytë. Kemi një koalicion, është një lloj shantazhi i hapur nga vëllai i zotit Tahiri drejtuar Abdixhikut”, tha Dërguti.
“Po mendoj që ka frikë për të marrë vendim, është tolerim më shumë. Mendoj që kjo duket si dalje kontrolli për balotazh”, vijoi tutje ajo.