-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

“Koalicion i jaranisë”, e quan Bunjaku marrëveshjen e VV-së me PDK-në në Gjilan

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi e ka quajtur koalicion të jaranisë, bashkëpunimin në mes të PDK-së dhe LVV-së në komunën e Gjilanit.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “hajnat e dikurshëm dhe melaqet e sotme”, janë bërë bashkë.

“Me parulla e thirrje “Hajnat n’burg” erdhën në pushtet !! E burgjet u dhanë me qira jo për hajna por për kriminelë nga Danimarka!! E në Gjilan kulaqin po e ndajnë bashkë  “Hajnat e dikurshëm dhe melaqet e sotëm” Dhashtë zoti të mbushen mendë ata e këta… Urime koalicionin e jaranisë Gjilan !!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

LVV dhe PDK kanë arritur sot koalicion për të bashkë qeverisur në komunën e Gjilanit.

Me parulla e thirrje “Hajnat n’burg” erdhën në pushtet !!E burgjet u dhanë me qira jo për hajna por për kriminelë nga…

Posted by Valentina Bunjaku-Rexhepi on Thursday, January 6, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit