Gazeta Kosovo-Online ka njoftuar se është liruar edhe Nikolla Nedeljkoviq, 20 vjeçar nga Beogradi, që ishte arrestuar në Vidovdan.
“Mund t’ju konfirmoj veç se ai është liruar”, u shpreh Jovana Filipoviq për Kosovo-Online. Nedeljkoviq ishte arrestuar më 28 qershor në Gazimestan ndërsa në muajin shtator ishte dënuar me tetë muaj burg për “nxitje të urrejtjes dhe mostolerancës etnike”.
Ai dyshoht që ka bërtitur “Vrite, vrite, shqiptarin”. Por, në fillim të muajit dhjetor Gjykata e Apelit atij ia kishte ulur dënimin.
Kujtojmë se pak më parë u dha lajmi për dërgimin e ish-zyrtarit policor Dejan Pantiq në arrest shtëpiak.