Zëvendëspresidenti i Federatës Evropiane të Xhudos, Otto Kneitinger, është shprehur i kënaqur sa edhe i befasuar me organizimin e Kampionatit Evropian të Xhudos që ka bërë Kosova për këtë vit.
Ne emër të të gjithë xhudistëve, ju falënderoj për punën e bërë. Jemi të lumtur dhe të befasuar për të mirë çfarë po shohim këtu – një organizim perfekt dhe spektatorë të përkryer”, është shprehur ai.
“Me këto përshtypje me të cilat po flas, ju ofroj që edhe vitin e ardhshëm ta organizoni këtë garë të tillë”.
Ndërkaq, krymeinistri Albin Kurti e ka quajtur krejt të natyrshme mbajtjen e Kampionatit të Hapur Evropian të Xhudos në Kosovë.