Këshilli i Mediave të Shkruara (KMShK), u ka bërë thirrje medieve të raportojnë duke respektuar etikën gjatë raportimit për çështje të ndjeshme.
Në reagimin e KMShK-së i cili vije pas publikimit të pamjeve në disa media ku shihet se si u sulmua 18-vjeçari nga Podujeva e cili ka ndërruar jetë ditë më parë, thuhet se nuk mund duhet të identifikohet personat në 18-vjeç, të përfshirë në vepra penale edhe nëse janë të pandehur.
Poashtu, në reagim thuhet se trajtimi i tragjedive familjare duhet të trajtohet me kujdes dhe vetëm nëse ka interes për publikun.
“Nëse interesi publik është i lartë, atëherë ndaj fëmijëve të prekur nga tragjedia duhet pasur qasje mirëkuptimi, mbrojtje të privatësisë, mbulim të fytyrës, dhe diskrecion. Mediat duhet të respektojnë të drejtën e njerëzve për të mbajtur zi dhe duhet të raportojnë duke treguar empati dhe vetëpërmbajtje. Mediat duhet të respektojnë vuajtjet e viktimave dhe ndjenjat e familjarëve të tyre. Po ashtu, mediat duhet të tregojnë maturi me fotografitë dhe pamjet, si dhe duhet të kenë në konsideratë ndjeshmërinë e publikut gjatë raportimit”, thuhet nga KMShK.
Publikimi në disa media i rastit të 18-vjeçarit në Podujevë ka ngjallë reagime të shumta. Për publikimin e tyre ka dhënë kritika edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.