5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

KMDLNJ-ja për vendosjen e kryqit në Podujevë: As Serbia në okupim s’e ka ndërmarrë një veprim të tillë

- Advertisement -

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas vendosjes së një kryqi të madh në varrezat e fshatit Bajçinë të Podujevës nga persona deri tani të paidentifikuar.

Sipas KMDLNJ-së as në kohën e okupimit më të egër të Kosovës, regjimi i Serbisë nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë.

“E drejta e ushtrimit të lirë të besimit në Kosovë për të gjithë besimtarët është e garantuar me ligj. Sikur se çdo diskriminim në baza fetare duhet të  sanksionohet me ligjet në fuqi. Vendosja e kryqit në varrezat e fshatit Bajçinë, pa asnjë dyshim ka për qëllim nxitjen e urrejtjes dhe mosbesimit në baza fetare dhe KMDLNJ-ja fuqishëm e dënon këtë shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe ushtrimit të lirë të besimit. As në kohën e okupimit më të egër të Kosovës, regjimi i Serbisë nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

Rasti është denoncuar menjëherë në polici, e cila ka intervistuar një person ndërsa me urdhër të prokurorit, rasti është hapur “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

“Lidhur me rastin e lartcekur është intervistuar një mashkull kosovar, po ashtu është informuar edhe prokurori kompetent dhe rasti i nënshtrohet procedurave përkatëse policore për hetime të mëtejme”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit