Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut i ka reaguar ambasadorit gjerman, Jorn Rhode për deklaratën e tij lidhur me restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë
Në reagimin e KMDLNJ-së thuhet se është e papranueshme që të pengohet restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës sepse mohohet një pjesë e trashëgimisë kulturore dhe e historisë së shqiptarëve
“Xhafer Deva sulmohet nga kundërshtarët e proveniencës komuniste apo sllavokumuniste si bashkëpunëtor i nazizmit ndërsa nga një pjesë jo e vogël e shqiptarëve ai konsiderohet si patriot që ka luftuar për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve duke e udhëhequr Lidhjen e Tretë të Prizrenit. Pas luftës , me ndihmën dhe përkrahjen pikërisht të lobit hebre dhe të aleatëve amerikanë u vendosë në Palo Alto në Kaliforni, SHBA ku u sistemua si administrator në Universitetin me renome botërore të Stanfordit. Është e padrejtë dhe e papranueshme të pengohet restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë sepse, në këtë mënyrë po mohohet një pjesë e trashëgimisë akitektonike, kulturore dhe e historisë së shqiptarëve , si pjesë e pandashme e të drejtave të njeriut”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
Tutje KMDLNj i ka reaguar edhe ambasadorit gjerman duke ia përmendur kompozitorin gjerman Richar Ëagner si frymëzues i Hitlerit dhe dizejnatorin e modës Hugo Boss që ka dizajnuar uniformën e ushtrisë naziste.
Ndërkaq, KMDLNj -ë i përkujton ambasadorit Rohde se vet Hitleri dhe Gjermania naziste ishte frymëzuar nga kompozitori i shquar, Richard Ëagner sikur që edhe uniformën e ushtrisë naziste e kishte dizajnuar stilisti Hugo Boss, emër i shquar në botën e modës. A duhet tani ta ndalojmë muzikën e Wagnerit dhe ta ndalojmë gjithashtu veprimtarinë e Hugo Boss-it për shkak të një të kaluare që e kanë pasur?! Apo duhet të ndalojmë edhe librat e Gynter Grass-it, gjithashtu për shkak të kaluarës së tij? Le të përgjigjet ambasadori Rohde para se të kundërshtojë restaurimin e shtëpisë muzeale të stilit Barok të Xhfer Devës në Mitrovicë”, thuhet në reagim.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode ka kundërshtuar restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës nga Ministria e Kulturës me arsyetimin se gjatë luftës së dytë botërore, Deva ka qenë bashkëpunëtor i nazistëve.
““Shumë i shqetësuar për planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i SS famëkeq Skanderbeg Div. Asnjë zbardhje e historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas #MbroFaktet”, ka shkruar në Tëitter, ambasadori Rohde.
Reagimi i plotë i KMDLNj:
SHTËPIA E XHAFER DEVËS, MUZIKA E WAGNERIT DHE MODA E HUGO BOSSIT1!
Pasi filloi restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës të cilën Ministria e Kulturës e konsideron si një prej objekteve më të veçanta në Mitrovicë dhe vlerë e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe popullit shqiptarë pati reagime të mediave të Sërbisë se:”në Kosovë po ndërtohet shtëpia e Hitlerit” duke e ndërlidhur Xhafer Devën me krime ndaj serbëve dhe hebrenjve në kohën kur në Serbi ishin vrarë apo internuar të gjithë hebrenjtë që jetonin atëhere në Serbi. Ishte i njohur kampi famkeq i Beogradit ku ishin internuar hebrenjtë të cilët , ose vriteshin aty ose transportoheshin me “trenat e vdekjes” në kampet e përqëndrimit në Austri, Gjermani dhe Poloni. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur i shqetësuar lidhur me fillimin e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës duke deklaruar se : “Kjo është kultura e kujtesës në mënyrë të gabuar…”. Veton Surroi , gjithashtu e kundërshtoi restaurimin e shtëpisë përmes postimit që e diskrediton Xhafer Devën në një folografik të vitit 1941 ku Deva është së bashku me një oficer gjerman dhe Kosta Peçanac një vojvodë çetnik. Xhafer Deva sulmohet nga kundërshtarët e proveniencës komuniste apo sllavokumuniste si bashkëpunëtor i nazizmit ndërsa nga një pjesë jo e vogël e shqiptarëve ai konsiderohet si patriot që ka luftuar për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve duke e udhëhequr Lidhjen e Tretë të Prizrenit. Pas luftës , me ndihmën dhe përkrahjen pikërisht të lobit hebre dhe të aleatëve amerikanë u vendosë në Palo Alto në Kaliforni, SHBA ku u sistemua si administrator në Universitetin me renome botërore të Stanfordit. Është e padrejtë dhe e papranueshme të pengohet restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë sepse, në këtë mënyrë po mohohet një pjesë e trashëgimisë akitektonike, kulturore dhe e historisë së shqiptarëve , si pjesë e pandashme e të drejtave të njeriut. Shtëpia e Xhafer
nuk duhet të lihet që të rrënohet për shkak të rolit të tij gjatë luftës së dytë botërore.
Krimet më të mëdha në Serbi kundër hebrenjëve janë bërë (gjatë luftës së dytë botërore) nga Peshkopi Juraj Vetimiroviq i cili në emër të kishës ortodokse serbe i ka bekuar këto krime. Duhet të respektohet diversiteti politik duke pranuar të drejtën e refuzimit të një ideologjie që ka qenë e dëmshme për një popull; për dikend komunizmi në Jugosllavi ka qenë zgjidhje ideale sepse kanë përfituar me gjenerata. Ndërkaq shumica e shqiptarëve në Kosovë e kanë konsideruar si ideologji antikombëtare që ka vrarë, arrestuar dhe dënuar qindramijëra patriotë shqiptarë, që nga koha para luftës së dytë botërore e deri në vitin 1999 kur Kosova e përjetoi çlirimin.
Ndërkaq, KMDLNj -ë i përkujton ambasadorit Rohde se vet Hitleri dhe Gjermania naziste ishte frymëzuar nga kompozitori i shquar, Richard Wagner sikur që edhe uniformën e ushtrisë naziste e kishte dizajnuar stilisti Hugo Boss, emër i shquar në botën e modës. A duhet tani ta ndalojmë muzikën e Wagnerit dhe ta ndalojmë gjithashtu veprimtarinë e Hugo Boss-it për shkak të një të kaluare që e kanë pasur?!
Apo duhet të ndalojmë edhe librat e Gynter Grass-it, gjithashtu për shkak të kaluarës së tij? Le të përgjigjet ambasadori Rohde para se të kundërshtojë restaurimin e shtëpisë muzeale të stilit Barok të Xhfer Devës në Mitrovicë.