Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Speciale, e cila nuk e ka lejuar Salh Mustafën të takoi për herë të fundt babanë e tij.
Në një reagim, ky këshill ka vlerësuar se kjo gjykatë është raciste.
Këshilli ka kritikuar institucionet e Kosovës për heshtjen ndaj Gjykatës Speciale, e cila vazhdimisht po ka shkelur të drejtat e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“KMDLNJ thekson se institucionet e Kosovës nuk kanë ndërhyrë në mënyrë efektive, duke përdorur metaforën e “lojës së strucit”: “Institucionet e Kosovës brutalisht ndërhyjnë në të gjitha nivelet e gjyqësorit ndërsa sa i përket GJRS – Gjykatës Speciale Raciste, e kanë luajtur lojën e strucit. Askush nuk ka kërkuar që ato të ndërhyjnë në drejtësi, por ka qenë detyrim ligjor të sigurojnë transparencë dhe llogaridhënie”, thuhet më tej në reagim.
KMDLNJ ka vlerësuar se refuzimi i kërkesës së Calit për të parë babanë për herë të fundit tregon “rrënimin moral të Gjykatës Speciale dhe të institucioneve të Kosovës”.
Sipas këshillit, kjo gjykatë edhe të burgosurve tjerë në Hagë ua ka shkleur të drejtat.
“Këta të paraburgosur, të zhveshur nga çdo e drejtë, po kalojnë kalvarin shpirtëror nga kriminelët juridikë të Hagës dhe rrogëtarët e tyre politikë në Prishtinë. Heshtja e institucioneve ka përligjur diskriminimin e Gjykatës Raciste Speciale ndaj pengjeve të Hagës, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës, udhëheqës të luftës dhe ndërtues të shtetit dhe paqes”, është thënë nder të tjera në reagim.






