Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka bërë një reagim për situatën e fundit në veri dhe shtyrjen e zgjedhjeve atje.
Në reagimin e tyre kritikohet ashpër Qeveria se po i largon si barrë përgjegjësitë e veta duke kërkuar më shumë nga KFOR-i, BE e Borrell.
“Kryeministri Kurti kërkon nga KFOR të sigurojë lirinë e lëvizjes sikur edhe nga EULEX që t’i largojë barrikadat thuaja se këta i kanë fituar 51 përqind të votave dhe se kanë ndonjë detyrim ndaj ligjeve dhe Kushtetutes së Kosovës.”, thuhet në reagimin e tyre.
Por, në reagimin e tyre KMDLNJ e ka quajtur ministrin e mbrojtjes, Armend Mehaj si ministër i baushtellës që thërret kushtrim për luftë.
“Ministri i baushtellës, ish-përkthyesi i KFOR-it norvegjez dhe rreshter i ushtrisë norvegjeze, tash si Ministër i Mbrojtjes së Kosovës, nga një distancë e sigurisë personale dhe familjare, lëshon kushtrim për luftë, i papërgjegjshëm siç është ndonëse askush nuk e pyet për asgjë dhe nuk vendosë për asgjë”, thuhet në reagim.
Kjo kritik ndaj tij ka ardhur pasi dje Mehaj kishte thënë se Kosova ka burra e gra që i dalin zot vendit të tyre.