19.7 C
New York
Wednesday, May 21, 2025

Buy now

KMDLNj dënon kërcënimin ndaj presidentes Osmani kërkon nga policia të veprojë me urgjencë

- Advertisement -

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka dënuar ashpër kërcënimin me jetë ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

KMDLNj kërkon nga Policia e Kosovës që të trajtojë rastin me urgjencë dhe të arrestojë sa më shpejt autorët, duke theksuar nevojën për ndëshkim të duhur për të parandaluar raste të ngjashme.

Përmbajtja e teksti të kërcënimit ndonëse me një paqartësi, në fakt nuk ndërlidhet me detyrimet kushtetuese që i ka presidentja . Kohëve të fundit shkaku i një eskalimi të raporteve ndërpartiake , është sforcuar kërcënimi, si mjet për arritjen e qëllimeve politike. Përveç politikanëve dhe figurave publike ,
cak i vazhdueshëm i sulmeve dhe kërcënimeve janë gazetarët ndërkaq që dënimet për këtë
janë thuaja simbolike. KMDLNj e dënon kërcënimin ndaj presidentes Osmani dhe kërkon nga Policia që ta trajtojë këtë dhe rastet e ngjashme me urgjencë në mënyrë që të parandalojnë pasoja më të rënda. Policia e Kosovës ka kapacitet të mjaftueshëm profesional dhe përvojë të suksesshme në trajtimin e
këtyre rasteve andaj pritet që kërcënuesi të arrestohet shpejt dhe të jepënë përgjegjësi para ligji”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit