32.5 C
New York
Monday, June 30, 2025

Buy now

Klubi shqiptar nga Mali i Zi bën një ndryshim të madh, ia lë emrin stadiumit në shqip

- Advertisement -

Klubi shqiptar nga Mali i Zi, Deçiqi ka bërë një ndryshim të madh në stadiumin e tij.

Klubi nga Tuzi tashmë ia ka ndërruar emrin stadiumit, duke e bërë në gjuhën shqipe.

Sipas pronarit të klubit Pal Dreshaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, tashmë stadiumi do ta ketë emrin “Arena Besa”.

Ky klub, para një viti i ndërroi edhe ngjyrat e logos.

Nga bardh e kaltër, Deçiqi u shndërrua në kuq e zi, si ngjyrat e flamurit të Shqipërisë.

Deçiqi është një herë kampion i Superligës së Malit të Zi dhe një herë e ka fituar edhe Kupën e Malit të Zi.

Të ngjashme

Të fundit