7.4 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Klubi kosovar e padit FFK-në për Kuvend Zgjedhor

- Advertisement -

Federata e Futbollit të Kosovës është paditur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Dorëzimin e padisë në fakt e ka bërë klubi Vitia, i cili e kërkon anulimin e datës së mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor, njofton Koha.

Vitia e ka dorëzuar sot padinë dhe sipas klubit, caktimi i mbajtjes së zgjedhjeve më 6 prill, me paralajmërim prej vetëm një muaji më herët, është i kundërligjshëm.

Zbulimi i datës së mbajtjes së zgjedhjeve në FFK është kritikuar me të madhe dhe ka zgjuar reagime në ditët e fundit.

Kundërkandidatët e mundshëm të kryetarit Agim Ademi e konsiderojnë këtë si shkelje të statutit dhe kërkojnë që Kuvendi Zgjedhor të mbahet në një datë tjetër, respektivisht të lajmërohet mbajtja e tij së paku dy muaj më parë. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit