Klubi i Serie C në Itali, Ternana, është marrë zyrtarisht nga familja Rizzo dhe 23-vjeçarja Claudia Rizzo, vajza e biznesmenit të famshëm Gianluigi Rizzo, është emëruar presidente.
Vetëm në moshën 23 vjeç, Claudia u bë presidentja e parë në historinë e klubit dhe gjithashtu mbajti konferencën e saj të parë për shtyp.
“Gjithmonë kam qenë një tifoze e madhe e Ternanës. Gjatë negociatave, më është sugjeruar që të marr përsipër pozicionin e presidentit. Është një përgjegjësi e madhe, por edhe një mundësi e madhe. Me bashkëpunëtorë me përvojë, ndihem shumë më e sigurt dhe jam e bindur se klubi do të ecë përpara”, tha Claudia.