Armando Broja do të largohet nga Chelsea në një të ardhme të afërt.
Futbollisti shqiptar u rikthye përkohësisht në “Stamford Bridge” pas eksperiencës së suksesshme që e pati në Southampton, ku i realizoi 9 gola në 38 paraqitje.
Por, përkundër këtij fakti, trajneri Thomas Tuchel nuk llogarit në shërbimet e tij, prandaj edhe përfaqësuesi shqiptar nuk ka udhëtuar fare me ekipin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta zhvilluar atje fazën përgatitore.
E ndërkohë, mediat britanike raportojnë se janë disa klube të interesuara për Brojën.
“Evening Standard” njofton se West Ham United pritet ta bëjë një ofertë për Brojën në 72 orët e ardhshme, me shpresën që “Blues” ta pranojnë atë menjëherë.
Brojën e duan edhe në Itali, posaçërisht Milani.