-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Klubi i Premierligës e do Mërgim Berishën

- Advertisement -

Leeds United është futur në garë për ta transferuar Mërgim Berishën.

Futbollisti kosovar është vënë në listën e transfereve të Fenerbahçes dhe është në kërkim të klubit të ri.

Dhe, mediumi turk “Tenisafak” raporton se klubi i Premierligës e ka bërë një ofertë prej 2 milionë eurosh për sulmuesin nga Suhareka.

Leedsi është në kërkim të lojtarëve pas largimeve të yjeve si Kalvin Phillips e Raphinha.

Ndërkohë, Fenerbahçe i kërkon 5 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit U-21 të Gjermanisë.

Interesim për Berishën së fundmi ka shfaqur edhe klubi gjerman, Stuttgart.

Ish-futbollisti i Salzburgut në Angli mund t’i bashkohet ish-trajnerit të tij tek klubi austriak, Jesse Alan Marsch.

24 vjeçari nuk e ka treguar veten sa duhet në Stamboll, prandaj pritet të largohet prej aty gjatë kësaj vere.

Bundesliga ose Premierliga mund të jenë destinacioni i tij i ardhshëm. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit