-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Klubi i njohur i La Ligas ia mësyn Hysajt

- Advertisement -

Pas Vedat Muriqit dhe Thomas Strakoshës, edhe një futbollist tjetër shqiptar mund të largohet nga Lazio.

Elseid Hysaj mund të largohet krejt nga futbolli italian për të përfunduar në La Liga.

Mediumi italian “La Repubblica” raporton se përfaqësuesi shqiptar ka përfunduar në radar të Valencias.

Trajneri Gennaro Gattuso kishte punuar me mbrojtësin e krahut në kohën kur e udhëhiqte Napolin dhe tash dëshiron ta ketë atë në dispozicion në ekipin bardh e zi.

Natyrisht, nevojitet një ofertë e kënaqshme për Lazion për ta liruar mbrojtësin e djathtë, i cili mund të luajë edhe në të majtë, e të cilin Gattuso e vlerëson shumë.

Mbetet të shihet se çfarë oferte do ta bëjë Valencia, ndërsa Hysaj nuk është më lojtar i padiskutueshëm për trajnerin Maurizio Sarri.

Futbollisti shqiptar do ta provonte me kënaqësi një eksperiencë të re në La Liga.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit