23.2 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Klubi i madh italian afër marrëveshjes me Ardian Ismajlin

- Advertisement -

Pas rënies së Empolit në Serie B, po raportohet se mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ardian Ismajli, do ta vazhdojë karrierën diku tjetër.

Mediat italiane raportojnë se Ismajli, është afër marrëveshjes me klubin e madh Italian Lazion.

Për 28-vjeçarin, janë të interesuar edhe shumë skuadra tjera, por duket se më afër për të është ekipi romak.

Profili i mbrojtësit shqiptar duket se i përshtatet lojës së Lazios.

Bëhet fjalë për Lazion që është në kërkim të një mbrojtësi dhe profili i Ismajlit i përshtatet shumë lojës së tyre.

Vlen të theksohet se në adresë të Ardian Ismajlit, ka ardhur edhe një ofertë nga Hellas Verona.

Ismajli ka kontratë me Empolin deri në fund të këtij muaji.

Të ngjashme

Të fundit