Faqja zyrtare e klubin gjerman TSG Hoffenheim në Facebook ka shprehur grenarinë për tre futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, të cilët janë edhe pjesë e këtij ekipi.
Në këtë postim, Hoffenheim ka publikuar fotografi të Albian Hajdarit, Leon Avdullahut dhe Fisnik Asllani, me mbishkrimin shqip “TSG X Kosovo. Krenar me juve Albi, Leon dhe Fis”.
Të tre futbollistët luajtën mbrëmë në ndeshjen kundër Suedisë, ku Kosova fitoi me rezultat 0-1 si mysafire.
Me këtë fitore “Dardanët” kanë bërë hap shumë të rëndësishëm në garën e Grupit B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026