Shitja e Raphinhas nga Leeds United tek Barcelona në verën e vitit 2022 përfshiu një klauzolë luksoze, e cila mund të aktivizohet nga forma e jashtëzakonshme e brazilianit këtë sezon.
Largimi i Raphinhas, i cili luajti një rol kyç në luftën për mbijetesën e Leedsit në Ligën Premier, ishte një goditje e madhe dhe kontribuoi në rënien e tyre nga elita.
Tani tek Barcelona, Raphinha e ka gjetur formën e tij më të mirë të karrierës nën udhëheqjen e Hansi Flick.
Në ndeshjen e parë të fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmund, ai kontribuoi duke shënuar dhe duke bërë dy asistime.
Me një përfshirje në 50 gola të shënuar në 45 ndeshje këtë sezon, Raphinha është gjithashtu në mesin e favoritëve për ta fituar Topin e Artë.
Ky sukses mund të ketë benefite të mëdha për Leeds Unitedin, pasi në rast se Barcelona fiton Ligën e Kampionëve, klauzola e përfshirë në marrëveshjen për Raphinhan do të bëjë që ata të fitojnë milliona euro.
Bëhet fjalë për një pagesë prej 12 milionë eurosh e cila do të bëhej në drejtim të klubit anglez dhe duke marrë parasysh formën e Barcelonës, duket se të gjitha gjërat po lëvizin në atë drejtim./Telegrafi/