-0.8 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Klubet e Premierligës pas Leaos, Milani i kërkon mbi 80 milionë euro për të

- Advertisement -

Rafael Leao e zhvilloi një sezon të shkëlqyeshëm me Milanin, të cilin e ndihmoi të shpallet kampion i Italisë.

Dhe, këto paraqitje të futbollistit portugez u kanë rënë në sy klubeve të pasura angleze, të cilat duan ta kenë atë në gjirin e tyre.

Më saktësisht, interesim për sulmuesin e krahut kanë shfaqur Chelsea dhe Manchester City.

Mirëpo, mediumi italian “Corriere dello Sport” raporton se Milani vështirë se do të heqë dorë nga ylli i tij.

Por, “Rossoneri” do të mundë të dorëzoheshin në rast se për futbollistin e krahut të majtë arrin një ofertë prej 80 milionë eurosh apo më shumë.

Leao ka kontratë me Kuqezinjtë deri në verën e vitit 2024, por Milani po mundohet ta bind lojtarin që ta vazhdojë atë për një kohë më të gjatë.

Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse klubit italian do t’i vijë ndonjë ofertë e majme për Leaon.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit