1.3 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Klubet e Premierligës dhe të Bundesligës, në garë për Mërgim Berishën

- Advertisement -

Mërgim Berisha është bërë objektiv i klubeve angleze dhe të atyre gjermane.

Në ditët e fundit u tha se Leeds United e kishte bërë një ofertë prej 2,5 milionë eurosh për futbollistin kosovar, por që klubi që e mban kartonin e tij, Fenerbahçe po i kërkon së paku 5 milionë euro.

Por, kjo shumë është konsideruar e lartë nga Leedsi, edhe pse lojtarin e pëlqen shumë trajneri Jesse Marsch, me të cilin kishte punuar së bashku ne Salzburg.

Ndërkohë, përfaqësuesi U-21 i Gjermanisë po kërkohet edhe në Bundesligë.

Gazetari sportiv turk, Yagiz Sabuncuoglu, i cili punon për “Vole”, ka thënë se klubi nga Stambolli po kërkon blerës të tjerë për ish-futbollistin e Salzburgut pasi klubi anglez nuk ka pranuar ta rrisë ofertën.

Gjithnjë sipas këtij gazetari, Mainzi ka kërkuar informacione nga Feneri për sulmuesin kosovar.

Sidoqoftë, edhe oferta e klubit gjerman prej 2 milionë eurosh është e papranueshme për klubin nga Stambolli.

Ndër të tjera, javë më parë interesim për Berishën kishte shfaqur edhe klubi tjetër gjerman, Stuttgarti, i cili së fundmi është zhdukur.

24 vjeçari nuk e tregoi veten sa duhet në Superligën turke dhe Fenerbahçe e ka vendosur atë në listën e transfereve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit