-4.5 C
New York
Monday, January 19, 2026

Buy now

Klubet e Bundesligës pas Dakut

- Advertisement -

Të paktën tre klube të Bundesligës gjermane kanë shprehur interesim për transferimin e Mirlind Dakut gjatë këtij afati kalimtar.

Kështu ka raportuar mediumi rus “bobosoccer”.

“Tre prej klubeve të interesuara për 28-vjeçarin janë Augsburgu, Mainzi dhe Hambrugu”, shkruan mediumi rus.

Kontrata e lojtarit të Rubin Kazanit është e vlefshme deri në fund të qershorit 2029.

Sipas “Transfermarkt”, vlera e sulmuesit të Shqipërisë në tregun e transferimeve është 10 milionë euro.

Këtë edicion, Daku ka luajtur 22 ndeshje për klubin rus, duke shënuar 10 gola dhe një asistim.

Të ngjashme

Të fundit