14.8 C
New York
Wednesday, October 22, 2025

Buy now

Klosi: Patëm problem kur na bllokoi Kryeministri Majko, e ndihmuam UÇK’në ndaras nga shteti

- Advertisement -

Ish-kreu i SHISH’it, Fatos Klosi tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës armatosej nga Europa dhe armët vinin përmes Shqipërisë.

Klosi tha se krerët e ushtrisë guerile lëviznin me pasaporta shqiptare.

“Përmes territorit shqiptar, sigurisht. Ne ishim në dijeni. Në fillim kanalet nuk ishin zyrtare. Në fillim patëm probleme me Policinë, se natyrisht i ndalonte, i bënte, ndërkohë ne e dinim. Ata kishin filluar ilegalisht që përpara, por me sasi fare të vogla, me vetura, për të çuar sa të munden. Pastaj kur krijuam kontaktet dhe krijuan sigurinë që ne s’duhet të na konsiderojnë armiqë, por ne ishim miq, atëherë problemin filluam ta diskutojmë së bashku. Dhe ne kontribuam që Policia të mos i ndalonte”, tha ai.

“Zyrtare asnjëherë s’u bë. Ruheshim nga serbët, në kuptimin që s’donim të bëheshim problem ndërkombëtar”, tha ai.

Më tutje Klosi tha se shteti ishte në dijeni për trafikun e armëve.

“Sigurisht shteti shqiptar ishte në dijeni të trafikut. E morëm ne përsipër”, tha ai.

“Ne i përdorëm makinat zvicerane, me targa të ushtrisë shqiptare, për transportin e armëve për UÇK-në”, tha ai.

Klosi përmendi një problem që shërbimi sekret e kishte me shtetin shqiptar, kur kryeministër ishte Pandeli Majko. Në atë kohë, tha se SHISH-i u angazhua ta ndihmonte UÇK-në ndaras prej shtetit.

“Patëm një problem kur na bllokoi qeveria shqiptare. Pandi Majko ishte kryeministër në atë kohë. Të gjithë atë sistemin e transporteve, i bllokoi ato makinat që kishim. E mori vesh, meqenëse vërtetë kishim pasur ca përplasje me të dhe i mori, i shtetëzoi… dhe pastaj vazhduam rrugën ilegale edhe ndaj qeverisë shqiptare”.

Të ngjashme

Të fundit