28.8 C
New York
Saturday, June 28, 2025

Buy now

Klopp paralajmëron Wirtzin pas transferimit rekord te Liverpooli

- Advertisement -

Jurgen Klopp e ka paralajmëruar lojtarin e ri të Liverpoolit, Florian Wirtz, se çmimi i tij prej 140 milionë eurosh do ta vërë në shënjestër.

22-vjeçari gjerman iu bashkua “Reds” në një marrëveshje rekord britanik, duke nënshkruar një kontratë fitimprurëse pesëvjeçare pasi refuzoi interesimin e Manchester City, Bayern Munich dhe Real Madrid.

Ndërsa e cilësoi Wirtz si një “lojtar të shquar”, Klopp pranoi presionin e madh që vjen me një tarifë kaq të lartë transferimi.

“Nuk ka dyshim për këtë, është një shumë e çmendur, dhe një shumë për të cilën një lojtar te Liverpooli është i vetëdijshëm nëse gjërat nuk shkojnë mirë për dy ose tre ndeshje”, deklaroi ai.

Klopp, i cili më parë shprehu rezerva për pagesën e 100 milionë eurove për një lojtar, pranoi se tregu i futbollit ka ndryshuar.

“Ne të gjithë biem dakord se po flasim për një lojtar të shkëlqyer këtu… Bota po ndryshon. Kështu është thjesht tregu”, shtoi trajnerin gjerman.

Ish-trajneri i Liverpoolit vlerësoi aftësitë e Wirtz, duke thënë se ai mund t’i japë çdo klubi diçka të madhe.

Megjithatë, ai vuri në dukje se mbetet për t’u parë nëse Wirtz do t’i bëjë kampionët në fuqi edhe më të mirë nën drejtimin e trajnerit të ri Arne Slot.

Të ngjashme

Të fundit