25.7 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Klopp me zemër të thyer për Jotan: Nuk ishte vetëm lojtar fantastik, por edhe mik i shkëlqyer

- Advertisement -

Mëngjesin e sotëm u dha lajmi se sulmuesi i Liverpoolit, portugezi Diogo Jota, humbi jetën në një aksident tragjik komunikacioni, bashkë me vëllain e tij, në Spanjë.

Vdekja e tij ka prekur tërë komunitetin e futbollit në botë.

E në mesin e atyre që kanë shprehur ngushëllime për humbjen e Jotas është edhe ish-trajneri i tij te “The Reds”, Jurgen Klopp.

“Ky është një moment ku unë e kam të vështirë të flas! Duhet të ketë një qëllim më të madh! Por unë nuk mund ta shoh! Mu thye zemra nga lajmi për ndarjen nga jeta të Diogos dhe vëllait të tij Andre”.

“Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik… por ai ishte edhe një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur dhe i kujdesshëm!”.

“Do të na mungosh shumë! Të gjitha lutjet, mendimet dhe fuqia ime për Ruten, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i donin”.

“U prehsh në paqe, Diogo… të dërgoj dashuri”, shkroi Klopp në letrën e tij.

Jota vdiq në moshën 28-vjeçare, raportoi mëngjesin e sotëm revista prestigjioze spanjolle, Marca, transmeton Klankosova.tv.

Ai vdiq si pasojë e një aksidenti trafiku në zonën e Zamora, në kilometrin e 65-të të autostradës A52, pranë Komunës së Palacios de Sanabria.

BBC Sport ka marrë vesh se Jota i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale, kështu që mjekët e kishin këshilluar të mos fluturonte me aeroplan.

Si rezultat, ai planifikonte të kthehej në Liverpool për stërvitjen para-sezonale, që do të fillonte të hënën, me traget.

Kuptohet se kjo përfshinte udhëtimin e tij me makinë nga Porto për të marrë një traget nga Santander në Spanjën veriore.

Vetëm pak ditë më parë, Jota ishte martuar.

Të ngjashme

Të fundit