U publikua një klip në Prime, ku tregon përplasjet mes Klodian Mihajt dhe Benita Zenës pas dasmës në Big Brother.
Kjo erdhi pasi banorja tha se e sheh Ludo Lee në finale, gjë që nuk përmendi emrin e Klodit.
Këtij të fundit i erdhi inati, ndonëse zgjodhi emrin e Elijonës për në finalen e madhe.
Ata diskutuan në spektakël dhe treguan hatërmbetjet që kanë me njëri-tjetrin.
Klodi e akuzoi Benitën se po ndikohet nga Ludo Lee dhe se nuk ka pasur pëlqim për të.
I njëjti theksoi se ka pasur një raport të mirë shoqëror, por që tani më nuk janë.
Këngëtarja u akuzua për disa veprime në dasmë, vetëm për të marrë vëmendje.






