6.1 C
New York
Monday, March 2, 2026

Buy now

Klodi pas përfundimit të BBVK-së: Ky s’është fundi, por fillimi i një kapitulli të ri

- Advertisement -

Finalisti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Klodi ka falënderuar të gjithë fansat e tij për dashurinë dhe mbështetjen e dhënë.

Ai u shpreh se ky nuk është fundit, por siç tha, vetëm fillimi i një kapitulli të ri.

“Nuk kam fjalë me ju falënderu sa duhet për gjithë dashninë dhe mbështetjen që më keni dhënë gjatë rrugëtimit tim në Big Brother VIP Kosova 4. Çdo mesazh, çdo votë, çdo fjalë e mirë nga ju ka qenë forcë për mua në momentet më të vështira”.

“Kam hyrë aty si vetja ime, me zemër të hapur, dhe fakti që ju më keni pranuar dhe më keni qëndruar pranë do të mbetet gjithmonë një nga gjërat më të bukura në jetën time. Ky nuk është fundi, por vetëm fillimi i një kapitulli të ri… dhe jam shumë i lumtur që ju kam me vete në këtë rrugëtim”, thuhet në shkrimin e Klodit.

Të ngjashme

Të fundit