3.6 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Kllokoqi-Rugova i dizajnon uniformat e FSK-së: Pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt NATO-s

- Advertisement -

Dizajnerja dhe krijuesja e brendit “Bukur”, Blerina Kllokoqi-Rugova ka bërë të ditur se është duke dizajnuar uniformat e ushtarëve të Forcës së Sigurisë Kosovës.

Në një video të publikuar në Instagram, ajo ka pohuar se të njëjtat uniforma të dizajnuara, do të jenë pjesë e rrugëtimit të vendit drejt anëtarësimit në aleancën atlantike, NATO.

“Pra, sot kemi edhe një arsye më shumë për të festuar së bashku. Me krenari ju njoftojmë se brendi “Bukur” është përzgjedhur që t’i dizajnojë uniformat e Ushtrisë së Republikës së Kosovës  që për ne si brend është një nderë shumë i madh dhe një arritje historike”.

“Jemi të parët në rajon që na është besuar një projekt i tillë dhe kjo tregon se krijimtaria dhe cilësia jonë janë edhe në nivelet më të larta. Këto uniforma do të jenë pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt NATO-s duke na vendosur në një nivel të ri. Pra, kjo është një dëshmi se vizioni dhe përkushtimi sjellin suksese të mëdha”, ka thënë Kllokoqi-Rugova.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit